Federata e Pingpongut të Kosovës përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se për rifillimin e garave pas pezullimit që ishte bërë për shkak të pandemisë Cobid-19, përcjellë KosovaPress.

Ata kanë bërë të ditur se kanë marr vendim që stërvitet të fillojnë me datën 26 shtator, kurse zhvillimi i garave të bëhet nga data 3 tetor.

Ky vendim ka ardhur pasi Qeveria e Kosovës mori vendim për lejimin e ngjarjeve sportive.

Iu informojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës për lejimin e ngjarjeve sportive, bordi i FPPK-së në grupin në viber ka marrë Vendim që

– nga data 26 shtator të fillojnë stërvitjet

– nga data 3 tetor të fillojnë garat

Kalendarin i përditësuar dhe aprovuar nga Bordi do ju dërgohet deri të hënën me 28 shtator.“, thuhet në lajmërimin e FPPK-së./kp/