Rita e izoluar me miqtë e saj në një fermë

Rita e izoluar me miqtë e saj në një fermë

Fqinjët në fermën e marrë me qira nga Rita Ora, 241 km larg vendbanimit të saj në Londër, janë ankuar me sjelljen e këngëtares dhe miqve të saj.

Rita dhe miqtë e saj thuhet se i kanë lënë banorët e zonës të tërbuar pasi ata i ndaluan shëtitjet publike aty pranë dhe përdorët një dron për t’i ndjekur fqinjët që kalojnë andej pari.

Ritës gjithashtu i ka ‘bërtitur edhe një fermer’, pasi ajo dhe miqtë e saj hynë në tokën e tij private.

Ylli mbërriti në shtëpinë e fermës më 21 mars para se kryeministri Boris Johnson të jepte urdhërin që Mbretëria e Bashkuar të shkonte në karantinë.

“The Sun” pretendon se një fqinj i zonës ka shkruar për një grup banorësh në internet: “Me siguri ajo duhet të kishte respektuar rregullat dhe të kishte qëndruar në Londër?”.

Ndërsa një fqinj tjetër thuhet se ka akuzuar stafin e sigurimit të Ritës se ka bërë për të qarë djalin e saj shtatë vjeç, në një shteg publik aty pranë me një dron që u përdor për t’i “ndjekur” ata ndërsa iknin.