Çagllavica, lagjja e ish-presidentit, e qetë 24 orë pas bastisjes

Çagllavica, lagjja e ish-presidentit, e qetë 24 orë pas bastisjes

Hashim Thaçi nga e enjtja është në Qendrën e paraburgimit në Hagë dhe pasnesër do të dalë për herë të parë para Gjykatës Speciale.

Do të përballet me aktakuzën për krime të luftës.

Tashmë ish- presidenti i Kosovës Hashim Thaci e ka shtëpinë në Çagllavicë.

Atje ishte qetë sot! Pas bastisjes që iu bë shtëpisë së ish-presidentit Hashim Thaci në këtë vend, flasin fqinjët e tij. Një numër i madh i tyre janë serbë, që jetojnë në këtë lagje edhe para luftës. Pak prej tyre thonë se kanë takuar presidentin, meqë s’kanë shkuar mes vete.

Radiotelevizioni 21 ishte sot në këtë lagje. Pikërisht serbët flasin për fqiun e tyre që deri këtë javë ishte në krye të shtetit të Kosovës para se të shkojë në Hagë.(Teksti- Valmira Hoti, kamera – Lulzim Fana)/21Media