Nga: Friedrich Nietzsche
Përkthyer nga Iliriana Angoni & Dritan Thomollari

Kur Zarathustra mbërriti në qytetin më të afërt, të vendosur në kufij me pyllin, gjeti një turmë të madhe të mbledhur në treg. Ish shpërhapur lajmi se një pehlivan do të jepte koncert. E Zarathustra, kështu i foli popullit:

“Unë po ju shpall Mbinjeriun. Njeriu është dicka që duhet tejkaluar. Ç’keni bërë ju vallë për ta tejkaluar?

****

Dëgjomëni, unë po ju mësoj Mbinjeriun! Mbinjeriu është sensi i tokës. E kështu le të thotë dëshira juaj: Mbinjeriu duhet të jetë sensi i tokës!

****

Zarathustra vështroi popullin dhe u mrekullua. Atëherë foli kështu:

“E dua atë që rron për të njohur vetveten e që do të njohë edhe të tjerët, për të bërë që një ditë të rrojë Mbinjeriu. Se kështu ai do edhe perëndimin e vet.