Qeveria franceze ka në plan të dënojë më burg ose para mjekët të cilët sigurojnë të ashtuquajturat “certifikata virgjërie” të diskutueshme për martesat fetare tradicionale.

Kjo është pjesë e projekt-legjislacionit që synon të përforcojë vlerat laike franceze dhe të luftojë atë që Presidenti Emmanuel Macron e quan “separatizëm Islamist”, transmeton rtv21.tv.

Por, grupi francez i këshillave për abortin ANCIC thotë se ndalimi i “testeve të virgjërisë” kërkon punë më të gjerë arsimore.

Ministria e Brendshme Franceze thotë se ligji ende jo i debatuar plotësisht nga politikanët francezë propozon një vit burg dhe gjobë prej 15,000 eurosh për çdo profesionist mjekësor që lëshon një “certifikatë virgjërie”.

Sipas lajmeve televizive France 3, rreth 30% e mjekëve francezë thonë se u është kërkuar certifikata të tilla dhe shumica e tyre refuzojnë./21Media