Franca dhe Gjermania presin që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë të rinisë shpejt. Kështu u bë e ditur në një postim në Twitter të Ambasadës së Francës në Kosovë.

“Së bashku me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, mbetet i gatshëm për të mirëpritur një takim në Paris”, tha ambasada franceze.

Edhe ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, ka thënë se të dyja qeveritë janë të gatshme të ndihmojnë takimin e propozuar në korrik.

“Ne i mbështesim fuqishëm përpjekjet e Bashkimit Evropian, me Mirosllav Lajçak, për të arritur përparim të rëndësishëm, në afat të prekshëm kohor, për zgjidhje gjithëpërfshirëse. Qeveritë tona janë të gatshme të ndihmojnë takimin e propozuar në korrik”, shkroi ambasadori Heldt në Twitter./21Media