Franca e konfirmon, Nkunku humbet Botërorin “Katar 2022”

Si pasojë e lëndimit që e pësoi gjatë stërvitjes me Kombëtaren e Francës, ylli i RB Leipzigut, Christopher Nkunku do ta humbasë Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Kombëtarja e Francës, ndërsa raportohet se Nkunku ka pësuar një lëndim në gju.
“I lënduar në stërvitje, Christopher Nkunku largohet nga Kupa e Botës. I tërë grupi ndanë keqardhjet me Christopher dhe i dëshirojmë një shërim sa më të shpejtë”, thuhet në shkrimin në Twitter të Kombëtares së Francës.

Back to top button