Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot takoi ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel, të cilën e falënderoi për përkrahjen që Franca, si partnere e fuqishme në proceset e deritanishme eurointegruese, i ka dhënë vazhdimisht Kosovës.

Kryeministri, siç informoi qeveria, e njoftoi ambasadoren franceze për proceset aktuale që po kalon vendi, si dhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me fokus masat e ndërmarra për rimëkëmbjen ekonomike shkaku i pandemisë COVID-19.

“Po ashtu, kryeministri Hoti theksoi vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e marrëdhënieve të mëtejme ndërmjet dy vendeve.”, njoftoi qeveria.

Ndërsa, ambasadorja Butel e falënderoi kryeministrin Hoti për pritjen dhe theksoi se Franca është e përkushtuar ta mbështesë Kosovën në realizimin e saj për integrime evropiane./21Media