Franca u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të saj në Pakistan të largohen nga vendi pas protestave të dhunshme anti-franceze. Protestat shpërthyen muaj më parë pasi një revistë franceze ribotoi karikaturat e Profetit Muhamed.

Ambasada e Francës në Pakistan paralajmëroi shtetasit francezë dhe kompanitë franceze në Pakistan të largohen përkohësisht nga ky vend për shkak të siç tha kërcënimeve serioze ndaj interesave franceze atje.

Dy oficerë policie vdiqën këtë javë në përplasje me protestuesit. Protestat shpërthyen muaj më parë pasi një revistë franceze ribotoi karikaturat e Profetit Muhamed.

Qeveria e presidentit francez, Emmanuel Macron ka mbrojtur të drejtën e revistës për të botuar, duke zemëruar ekstremistët në Pakistan.

Paraqitjet e Profetit Muhamed konsiderohen gjerësisht si tabu në Islam dhe konsiderohen tepër fyese nga shumë myslimanë.

Protestat u përshkallëzuan këtë javë pasi qeveria pakistaneze arrestoi Khadim Hussain Rizvi, udhëheqës i partisë politike, me parime konservatore, Tehreek-e-Labaik Pakistan, që ka kërkuar dëbimin e ambasadorit francez.

Vendimi për arrestimin e Rizvit solli mijëra mbështetës të partisë në rrugët e Pakistanit për të protestuar. Policia iu përgjigj protestuesve me plumba gome, gaz lotsjellës dhe ujë.

Sipas ligjit pakistanez ata që shpallen fajtorë për fyerjen e Profetit Muhamed mund të përballen me dënimin me vdekje./21Media