Presidenti francez, Emmanuel Macron ka njoftuar mbrëmje policore në Paris dhe tetë qytete të tjera në përpjekje për të parandaluar përhapjen e shpejtë të koronavirusit.

Masa nga ora 21:00 deri në 06:00 do të hyjë në fuqi të shtunën dhe do të zgjasë për të paktën katër javë, kështu tha Macron në një intervistë televizive, transmeton rtv21.tv.

Është shpallur edhe një emergjencë e shëndetit publik.

Ndërkohë, Gjermania njoftoi se baret dhe restorantet në zonat me rrezik më të lartë duhet të mbyllen herët.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel njoftoi kufizimet e shtrënguara të mërkurën, ndërsa vendi regjistroi më shumë se 5,000 infeksione të reja.

Në të gjithë Evropën, qeveritë po futin kufizime të reja për të luftuar valën e dytë të infeksioneve.

Një bllokim i pjesshëm ka hyrë në fuqi në Holandë, kafenetë dhe restorantet po mbyllen./21Media