Franca ka konfirmuar rastin e parë të variantit të ri të koronavirusit të identifikuar kohët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministria franceze e shëndetësisë tha se personi ishte një shtetas francez në qytetin qendror të Tours i cili kishte mbërritur nga Londra më 19 dhjetor.

Ministria tha se ai ishte asimptomatik dhe aktualisht është vetizoluar në shtëpi, transmeton rtv21.tv.

Shfaqja e variantit të ri të koronavirusit në Angli shkaktoi ulje udhëtimesh me dhjetëra vende.

Franca mbylli kufirin e saj, por i dha fund ndalimit të saj të mërkurën, duke kërkuar që udhëtarët ta kenë testin negativ para se të udhëtonin./21Media