Franca raportoi gati 17 mijë infeksione të reja me koronavirus të shtunën, rreth 5 mijë më shumë se një ditë më parë, duke vendosur një rekord të ri ditor.

Numri i infeksioneve u rrit me 16 mijë e 972 në një total prej 606 mijë e 625 raste, tha ministria e shëndetësisë, më shumë se rekordi i mëparshëm prej 16 mijë e 96 i regjistruar javën e kaluar, transmeton rtv21.tv.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 49 persona si pasojë e COVID-19. 32 198 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 që prej fillimit të krizës shëndetësore në shkurt-mars.

Shkalla e testeve pozitive të koronavirusit në Francë u rrit në 7.9% nga 7.7% të premten./21Media