Qeveria franceze vendosi të zgjasë dhe për dy javë të tjera rregullat e izolimit për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve prej disa ditësh.

Lajmi u dha nga kryeministri Jean Castex i cili nënvizoi mes të tjerash se dyqanet jo të domosdoshme do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Por kreu i qeverisë tha një lajm të mirë, që në varësi të numrit të rasteve, mund të ketë një lehtësim të masave të izolimit për pushimet e Krishtlindjeve.