Ish kapiteni i Romës, Francesco Totti, së fundi ka rezultuar pozitiv me virusin Covid – 19, raporton “Sky Sport Italia”.

Francesco Totti iu nënshtrua testit pasi që kishte vërejtur disa simptoma për disa më ditë me radhë. Testet e bëra kanë konfirmuar se ai është infektuar më coronavirus.

Gjithsesi bëhet e ditur se shëndeti i Totti po përmirësohet.

Në muajin tetor, Totit i kishte vdekur babai pasi ishte infektuar me coronavirus në moshën 76 vjeçare.