Frikësoi me armë personat në lokal, arrestohet
30 Dhjetor 2020
Një person u arrestua se në një lokal në rrugën “Fehmi Agani”pasi ekspozonte armën e zjarrit duke frikësuar të pranishmit në atë lokal. Personi në fjalë dyshohet se ishte në gjendje të dehur.
Pamjet e arrestimit i cili ndodhi sot rreth orës 18:00 janë siguruar nga rtv21.tv.
Detaje rreth rastit për portalin rtv21.tv dha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policor të stacionit qendra në Prishtinë ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit ( revole e tipit Beretta) I dyshuari; § M. C, mashkull 62 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij në koordinim me prokurorin e shtetit kanë filluar procedurat për iniciim rasti.”, bëri të ditur ajo./21Media