Koronavirusi nuk ka kursyer asnjë vend në botë, përfshirë këtu as Amazonën. Për të luftuar këtë virus, banorët e fshatrave të pjesës lindore të Amazonës besojnë se me përdorim të një bime, do ta kalojnë shpejtë këtë gjendje.

Ata për ta shkatërruar këtë virus përdorin çajin e quajtur “jambu”, të cilin normalisht e përdorim edhe për dhembje koke.

Banorja Marila Klaudia ka treguar se ka shumë frikë të shkojë në spital, sepse gjenden në brendi të Amazonës dhe e kanë të vështirë të depërtojnë deri tek spitali, por në mungesës së ilaçeve që rekomandojnë mjekët, ajo ka thënë se trajtohen me barishte natyrale, përcjell rtv21.tv

Marila është infermiere e angazhuar në këtë rajon për kujdes të banorëve. Ajo ka thënë se ka informata se banorët të cilët jetojnë përgjatë lumit Amazon përdorin barishte mjekësore natyrale, me besimin se ato kanë efekt të fuqishëm në shërimin e COVID-19.

Maria de Nazare Sajes është 65 vjeçe. Ajo ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19, por betohet se me përzierje të këtyre barishteve që kanë shije të hidhur, është shëruar terësisht.

Ajo ka treguar se biri i saj ka shkuar në qytetin Portel, u ka treguar për këtë barishte dhe ata kanë filluar të përdorin si çaj. Nazare Sajes ka thënë se barishte të tilla ka përplot në kopshtin e saj, i kultivon dhe më pas i përgatitë si çaj, por edhe në kuzhinë.

Gjethet “jambu” përdoren në Amazonë edhe për gatime në kuzhinë, por gjerësisht përdoren si ilaç për lehtësim të dhembjeve. Sipas banorëve të atjeshëm, ato luftojnë virusët dhe janë përforcues të fuqishëm të imunitetit të njeriut.

Lidhur me informatën se kjo bimë ka efekte në shërimin e COVID-19 është treguar edhe në një video në mediat sociale. Videoja paraqet një çaj të përgatitur nga fletët jambu, të cilat kombinohen me limon, hudhër dhe një paracetamoll./21Media