Një fshat italian i shekullit të 12-të, i cili ishte zhytur nën sipërfaqen e një liqeni, do të fillojë të rishfaqet për herë të parë pas 26 vjetësh.

Fabbriche di Careggine, në Toscana, gjendet nën ujërat e Liqenit Vagli, një liqen artificial që u krijua në 1946 pas ndërtimit të një dige aty pranë, transmeton rtv21.tv.

Fshati i rrënuar, i mbushur me shtëpi, një urë dhe një kishë del vetëm kur liqeni është drenazhuar, në mënyrë që mirëmbajtja të mund të kryhet në digë, me herën e fundit që ka ndodhur në vitin 1994.

Por, Lorenza George, vajza e ish kryetarit të bashkisë Ilio Domenico George që ishte në detyrë herën e fundit kur u zbraz liqeni, pretendon se ka mësuar nga ‘burime të besueshme’ se do të ndodhë përsëri vitin e ardhshëm.

Kjo mund të ndihmojë për të rifilluar turizmin, i cili është goditur shumë nga bllokimet e koronavirusit në Evropë.

Një milion njerëz thuhet se kanë vizituar qytetin herën e fundit kur liqeni ishte kulluar, transmeton rtv21.tv.

Këto shtëpi tani gjenden nën 34 milion kub ujë, i cili është përdorur për të dhënë energji në qytetet përreth.

ENEL, kompania që zotëron digën, nuk ka dhënë ende komente për planet për kullimin e liqenit./21Media