Në Lipjan kanalizimi jo funksional, saktësisht në lagjen Hoti dhe Duriqi në fshatin Ribar i Madh.

Ky rrjet i kanalizimit në fshatin Ribar i Madh është projekt i komunës së Lipjanit

Janë bërë tre vite që ky projekt është realizuar, dhe këtë e mirëpriten banorët e fshatit Ribar i Madh, por shumë shpejt dolën në sipërfaqe ujërat e zeza.

Banorët e kësaj pjese treguan se këtu kundërmon erë e rënde, dhe është  mbushur me insekte të ndryshme si pasoj e ujërave të zeza që janë në sipërfaqe,

Këta banorë thane se ky rrjet nuk është funksional gati 1 vit, dhe për këtë problem është njoftuar me kohë drejtoria e shërbimeve publike në Lipjan, por deri më tani nuk ju është dalur në ndihmë askush.

Tash e 1 vit kanë mbetur në mëshirën e askujt./21Media