U arrestuan dy persona si të dyshuar, pasi iu gjend ari dhe pako të zeza me para, të fshehura në kokë nën paruke, në aeroportin ndërkombëtar në Chennai të Indisë.

Ata u ndaluan për shkak të modeleve të çuditshme të flokëve, përderisa tentonin të largoheshin nga aeroporti, të dielën, transmeton rtv21.tv.

Pas kontrollit që iu bë, u zbuluan se në paruke kishin të fshehura ari, me peshë 698 gr dhe një shumë të konsiderueshme të parave.

Copa të arit u gjetën edhe në çorapet e tyre.

Kështu, zyrtarët doganorë të aeroportit sekuestruan ari dhe valutë të huaj me vlerë totale deri në 382,943 dollarë, në aeroportin ndërkobëtar, Chennai i Indisë Jugore, më 21 mars./21Media