Një 46 vjeçare është proceduar penalisht nga policia kufitare e Kakavijës për mosdeklarim të të hollave në kufi

Një 46 vjeçare është proceduar penalisht nga policia kufitare e Kakavijës për mosdeklarim të të hollave në kufi

Shtetasja e proceduar është me inicialet M.Sh., banuese në Fier. Gjatë kontrollit në vijën e dytë 46 vjeçares iu gjetën të fshehura në çantë dhe në trup një sasi prej 41.210 euro të cilat dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i të afërmëve të saj.

Në vendngjarje kanë mbritur Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare ne D.V.P. Gjirokastër, të cilët bënë sekuestrimin e shumës së eurove dhe në bashkëpunimin me Prokurorinë filluan procedimin penal ndaj 46-vjeçares për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.