Cerefin: UEFA do të bëjë maksimumin

Cerefin: UEFA do të bëjë maksimumin

Komiteti HatTrick ka vendosur të shpërndajë 4.3 milionë euro për çdo federatë që aderon në UEFA për t’ju ardh në ndihmë anëtarëve të saj për të përballuar vështirësitë e krijuara nga Covid-19.

HatTrick, drejtuar nga kryetari Karl-Erik Nilsson dhe nënkryetari Armand Duka, ka prezantuar pranë Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s propozimet për të lehtësuar kushtet për përfitimin e fondeve të paracaktuara më parë nga Programi HatTrick.

Presidenti, Aleksander Ceferin vlerësoi punën e bërë, duke thënë se UEFA do të bëjë maksimumin t’i ndihmojë federatat me mundesit që ka.

Fondet e Komitetit HatTrick i shpërndahen federatave anëtare të UEFA-s për të mbuluar kostot operative dhe për të ndihmuar në zhvillimin e futbollit vendas nëpërmjet projekteve infrastrukturore.