Klubi nga Korça është dënuar rëndë nga Federata e Futbollit të Shqipërisë

Klubi nga Korça është dënuar rëndë nga Federata e Futbollit të Shqipërisë

Klubi i Skënderbeut është shpallur fajtor për influencim ndeshjesh dhe humbet titullin e fituar në fushë në sezonin 2015-2016.

Ky është vendimi i Komisionit të Etikës që ka dhënë për çështjen e shumëpërfolur në futbollin e Shqipërisë.

Skënderbeut gjithashtu i zbriten 12 pikë nga sezoni që sapo u mbyll, megjithëse klubi nuk rrezikon asgjë pasi që mbetet në garat evropiane për këtë edicion.

Titulli i kampionit për edicionin 2015-2016 pritet t’i dorëzohet Partizanit që në atë sezon ishte renditur në vendin e dytë në tabelë.