Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është furnizuar me një kontigjent të automjeteve të blinduar nga ShBA-të. Këtë e ka konfirmuar për kallxo.com gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandant i FSK-së.

Rama bëri të ditur se këto automjete janë blerë nga buxheti i Kosovës.Ai paralajmëroi se në javën e ardhshme do të vijnë edhe disa të tjera.

“Po i kemi ble me buxhet tonë. Janë pasje për FSK-në. Kah mesi i javës së ardhshme vijnë edhe pjesa të tjetër edhe kompletohet projekti. Kur të vijnë edhe të tjerat japim më shumë detaje”, ka thënë shkurt Rama.