Sot në kazermën „Adem Jashari“ të FSK-së, homazhe para arkivolit të kolonel Gyner Muratit, bënë gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues nga të gjitha njësitet e Forcës së Sigurisë të Kosovës, kolegë të punës, shokë, bashkëluftëtarë, miqë dhe qytetarë.

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u shprehën ngushëllimet më të thella familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të kolonel Muratit.

Varrimi i kolonel Gyrner Muratit do të bëhet sot, në ora 15:00, në fshatin Llapashticë e Ulët Komuna e Podujevës.

Gyrner Murati ka lindur më 15.01.1973 në Llapashticë të Ulët, Komuna e Podujevës. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, në Zonën Operative të Llapit. Pas transformimit ka shërbyer si epror në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, dhe që nga themelimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kolonel Murati ishte Shef i Departamentit të Komunikimit dhe Teknologjisë Informative në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së./21Media