FSK-ja në “terr” për paradën e 17 shkurtit
A do të ketë FSK-ja sivjet paradë
Me rastin e dymbëdhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ende nuk ka ndonjë informatë se a do parakalojë ushtria në sheshet e Prishtinës.
21Media ka kontaktuar me zyrtarin për informim në Ministrinë e Mbrojtjes, Ibrahim Shala lidhur me parakalimin e ushtrisë për 17 shkurt. Mirëpo, Shala tha se ende nuk kanë ndonjë njoftim zyrtar se a do të ketë paradë për shënimin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Nga 17 shkurti na ndajnë edhe një javë./21Media