Quni e Rama vizituan Qendrën Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së

Quni e Rama vizituan Qendrën Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së

Pas situatës së krijuar me koronavirus, Forca e Sigurisë së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë operacionale për mbështetje ushtarake të autoriteteve civile.

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama ka vizituar sot Qendrën Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, ku është njoftuar me planin e gatishmërisë, veprimet e deritashme dhe kapacitetet, të cilat janë vënë në gatishmëri për veprim përballë situatës së krijuar me koronavirus.

Ministri Quni shprehu vlerësimin e lartë për nivelin e gatishmërisë së FSK-së për reagim, me besimin e plotë se FSK edhe në këto rrethana të jashtëzakonshme do të arrijë me sukses të përmbushë detyrën kushtetuese dhe ligjore në mbështetje ushtarak e të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë.