Kadeti i përzgjedhur është Albin Bytyçi

Kadeti i përzgjedhur është Albin Bytyçi

Forca e Sigurisë së Kosovës, që nga themelimi i saj për herë të parë, do të dërgoj kadet për tu shkolluar në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kadeti përzgjedur është Albin Bytyçi, dërgimi i tij në këtë akademi prestigjioze është pasqyrim i bashkëpunimit të ngushtë në mes të SHBA-ve dhe shtetit të Republikës së Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i FSK-së, në vazhdimësi ofrojnë mbështetje në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së. “, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Po ashtu bëhet e ditur se të gjitha testimet si dhe nominimet e kandidatëve, janë bërë në kuadër të bashkëpunimit në mes të Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kandidatët ju kanë nënshtruar testeve rigoroze, duke filluar nga Testi i Inteligjencës, Testi i gjuhës angleze ECL, Testi SAT si dhe Testi Fizik.

Sipas FSK-së, Kadeti Albin Bytyçi, ka qenë kandidati i cili në bazë të përformancës së testeve dhe kritereve tjera të përcaktuara, është përzgjedhur nga Akademia e Forcave Ajrore të SHBA-ve për shkollim në kuadër të gjeneratës 2024./21Media