Kryetari i Federata e Sindikatave të   Shëndetësisë së Kosovës . Blerim Syla i është adresuar përmes kërkesës Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti si dhe dy ministrave të shëndetësisë dhe punëve të jashtme me qëllim të mundësimit  të vizitës monitoruese në Luginën e Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc  për tu njohur nga afër me  gjendjen e qytetarëve gjatë Pandeminë COVID-19.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, me të marr lajmin për lejimin e ardhjes së punëtorëve shëndetësor nga Serbia për të monitoruar situatën me Pandeminë COVOD-19 në komunat e banuara kreyesisht me serb për ti ndihmuar qytetarët, ku shumica destinacion kanë Komunën e Graqanicës, kërkon që ti mundësohet punëtorëve shëndetësor nga Kosova(një ekipë e cila do të bëj vlerësimin e nevojave dhe kërkesave) ti dalin në ndihmë në cilësinë e monitoruesve të gjendjes me COVID-19 qytetarëve shqipëtar në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,tani më në FSSHK për këtë gjë janë ofruar edhe vullnetarë duke u nisur nga vet unë-Kryetari i FSSHK-së dr. Blerim Syla.Ne dëshirojmë të njoftohemi nga dora e parë se a janë testuar dhe si po menxhohet situata atje. Po ashtu ofrojmë edhe ndihmën tonë profesionale, në koordinim të plotë me udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Ju lutemi që këtë vizitë të na e garantoni përmes komunikimit tuaj me Ministrinë e Shëndetësisë së Serbisë .”, thuhet ndër tjerash në kërkesën e FSSHK-së./21Media