Kërkohet që në shtesat e parapara për punëtorët shëndetësor të përfshihen edhe punëtorët sanitarë

Kërkohet që në shtesat e parapara për punëtorët shëndetësor të përfshihen edhe punëtorët sanitarë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në mbledhjen të cilën do ta mbajë nesër për masat mbrojtëse të ndërmara për punëtorët shëndëtësor të përfshijë edhe dy çështje.

FSSHK kërkon që në shtesat e parapara për punëtroët shëndetësor të përfshihen edhe punëtorët sanitarë.

“1. Në shtesat të cilat i keni paraparë për punëtorët shëndetësor të përfshihen dhe punëtorët ndihmës sanitar siç janë: Shërbimet teknike, punëtorët e pastrimit, sigurimit, punëtorët e kuzhinës etj.Siç e dini sistemi shëndetësor funksionon si një zingjirë i tërë.

2. Ju lutemi urgjentisht të na tregoni cilat masa mbrojtëse i keni bërë për punëtorët shëndetësor, sa keni kapacitete për këtë, me qëllim të mos veprojm kryenëvete me masat tona (Sindikaliste) për mbrojtjen e shëndetit tonë në punë, në mënyrë që të Ju ofrojmë shërbime popullatës tonë.”, thuhet në kërkesën e kësaj federate./21Media