Ftesa e këngëtarit serb në Shqipëri nxitë thirrjet që kosovarët t’i anulojnë pushimet atje

Pas artstës Besa Kokëdhima, edhe këngëtarja Vesa Luma dhe gazetarja Fatma Haxhialiu e quajten të turpshme ftesën që iu bë Goran Bregovic sivjet për të performuar në Festivalin e Birrës në Korçë të Shqipërisë.
“Sot, ne bote cancel culture, ku fansat anullojne koncerte dhe kompani gjigande prishin kontratat e imazhit me personazhe te medhenj, kur keta te fundit prekin qofte dhe me batute nje komunitet te caktuar, eshte gjeja me normale!
Sot me shume se kurre vleresohet me shume “te qenit njeri” perpara te qenit artist! Sot, artistet masin mire cdo fjale, sepse njerezit nuk falin!!! Njerezit ashtu sic e ngrejne, ashtu dhe mund ta fundosin nje artist, sepse artisti nuk jeton dot pa publik, merr fund!!!
Nderkohe … ne Shqiperi luhet Ceca e Arkanit dhe ftohet per te trazuar ujerat Kallashnikovi i preferuar i shkjaut!!!”, shkroi Fatma në Instagram.
Tutje, ajo u shpreh se nuk duhet ngatërruar arti dhe politika, për sa kohë që ka ende plagë të hapura.
Gjithashtu, u kërkoi shqiptarëve të Kosovës, të anulojnë të gjitha pushimet e tyre në Shqipëri.
“E per t’ju kthyer kultures cancel, une i kisha lut vellezerit e motrat e Kosoves te anullonin cdo pushim e cdo shpenzim ne nje vend, qe jo vetem nuk i respekton, por i ngul thiken ne plage ne menyren me te neveritshme!!!”.
Ndërsa, këngëtarja Vesa Luma ka reaguar përmes një postimi në “Instastory” duke thënë “urime, urime” mbi fotografinë ku shihet këngëtari serb duke pranuar dekorat nga presienti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ndërkohë, Festivali i Birrës e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Bregovic duke e cilësuar atë si mysafir special të këtij edicioni./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fatma Haxhialiu (@sipas_fatmes)

 

Back to top button