Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshje shiu.

Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05 në 12 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 11 në 18 gradë Celsius dhe në zonat bregdetare nga 13 në 21 gradë Celsius.

Era do të fryejë në drejtim veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.