Furnizimi me rrymë, KOSTT del me njoftim të rëndësishëm

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT ka deklaruar se furnizimi me energji elektrike mbetet i sigurt dhe pa ndërprerje në të gjithë territorin e Kosovës, pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok.

Gjithashtu bëhet e ditur se ekipet e tyre janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme.

“KOSTT informon të gjithë qytetarët e afektuar dhe të gjitha palët e interesuara se incidenti i raportuar së fundmi në kanalet e ujitjes në Ibër Lepenc në Zubin Potok nuk ka asnjë ndërlidhje me ndërprerjet e energjisë që lidhen me NS Prishtina 1, të shkaktuara nga incident i lokalizuar. Furnizimi me energji elektrike mbetet i sigurt dhe pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit. Po ashtu, ekipet tona janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën për të garantuar stabilitetin dhe funksionimin e sigurtë të sistemit të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin KOSTT-it./21Media

Back to top button