Furrtari kosovar shpërndanë bukë falas për të prekurit nga tërmeti në Kroaci
29 Dhjetor 2020
Furrtari kosovar, Alban Morina, po shpërndanë bukë falas për të prekurit nga tërmeti në Kroaci.
“E di që nuk është koha e postimeve, por duhet, kush nuk ka bukë le të del në shesh. Kush nuk ka ushqim për sonte dhe nesër në shesh”, ka shkruar në Facebook Alban Morina, furrtar i Kosovës në Kroaci.
Znam da nije vrijeme za objave ali moram ko nema kruha na trgu ima zaliha, ko nema prehranu za veceras i sutra na trgu
Posted by Alban Morina on Tuesday, 29 December 2020
Një tërmet i fuqishëm prej 6.2 ballë të Rihterit goditi sot Kroacinë, epiqendra e të cilit ishte afër Petrinjes, por u ndie fuqishëm në të gjithë vendin. Skenat e para nga Petrinja janë të tmerrshme, gjysma e qytetit është shkatërruar. Dëgjohen britma, ka të plagosur dhe të vdekur. Sipas informacioneve të fundit, një vajzë 12-vjeçare ka humbur jetën në Petrinje dhe një djalë 20-vjeçar afër Glinës./21Media