Fushë Kosova i “barrikadon” rrugët
30 Nëntor 2020
Komuna e Fushë Kosovës ka filluar zbatimin e një projekti për vendosjen e barrierave përgjatë aksit kryesor në të dy anët e rrugës në drejtim të Prishtinës, me qëllim të rritjes së sigurisë për qytetarët.
Disa nga qytetaret e mirëpriten këtë projekt, ndërsa të tjerë vazhdojnë ta kalojnë rrugën pa respektuar shenjat e komunikacionit, duke rrezikuar kësisoj jetët e tyre.
Policia tha se të gjithë ata që do të kalojnë rrethojat në këtë aks rrugor do të gjobiten./21Media