Fushë Kosova e Drenasi mbesin pa furnizim me ujë

KRU “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të turbullirës si shkak i reshjeve të dendura të shiut, Fushë Kosova e Drenasi do të mbesin pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00.
Sipas njoftimit, reshjet e shiut e kanë bërë të pamundur trajtimin e ujit.
Fushë Kosova e Drenasi do të mbetet pa ujë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë.
“Ju njoftojmë se për shkak të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit( NTU  është mbi 90) si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, e bën të pamundur trajtimin e ujit në Shkabaj,  sepse uji është jashtë çdo standardi me të cilin mund të trajtohet në  Impiant. Si pasojë e mos kryerjes së punëve nga NH  Ibër Lepenc në kanal, zotim për të cilin kishin marrë edhe me tarifë më tē lartë nga ARRU, po të njejtit nuk kanë mbajtur konfirmimet kontraktuale. Si pasojē e kësaj, Fushë Kosova mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë e në të njejtën kohë çrregullime të furnizimit me ujë do të ketë edhe komuna e Drenasit”, ka njoftuar KRU “Prishtina”./21Media

Back to top button