Fustane flladitëse dhe kostume me vija të mprehta nga Prada
19 Shtator 2019
Prada zgjedh stilin para modës në shfaqjen në Milano
Prada zgjedh stilin para modës në shfaqjen në Milano
Disenjatorja Miuccia Prada, që konsiderohet pioniere e industrisë, në javën së modës në Milano prezantoi një linjë pranvere që ajo tha se ishte për “fuqinë e femrave para veshjeve” duke veshur modelet me fustane flladitëse dhe kostume me vija të mprehta.
Një triko e hirtë dhe një fund i bardhë i lehtë e hapën shfaqjen. Pati kthim të shkurtër në vitet ‘20 me fustane me shtresa dhe kostume me ngjyra të mbyllëta ose motive gjeometrike që kujtuan vitet ‘70, shkruan rtv21.tv
Një pallto e stolisur me qëndisje, fustane dhe funde të gjata e të ngushtë e paraqitën temën derisa në stoli u përfshin qaforet dhe vëthët.
Fustanet në përgjithësi ishin të çelët, thurjet shumëngjyrëshe erdhën si bluza me qafë dhe funde të ngushta. Palltot e zeza dhe butonat e bardhë ishin gati si të mësueseve. Fundet e lëkurës ishin të lidhur në bel dhe pjesë të brokadave u paraqitën në kostume.
Pantallonat ishin me këmbëza të gjera, të veshur me xhaketa me butona të bardhë.
Takat, sandalet, platformat, çizmet dhe këpucët e rrafshëta si dhe kapelat si boneta-shumëngjyrëshe, të arta ose me motive gjarpri –përfunduan dukjet me çanta dore Prada.
Java e modës në Milano është ngjarja e tretë në pasarelën e gjatë, që zgjatë një muaj për koleksionin pranverë-verë 2020 që filloi në New York dhe po ashtu, përfshin Londrën dhe Parisin./21Media