Martohet Victoria Swarovski, ajo mahnit me fustanin e saj

Martohet Victoria Swarovski, ajo mahnit me fustanin e saj

Fustani i nusërisë është preokupimi kryesor i vajzave në ditën e tyre më të rëndësishme të jetës, e natyrisht që për të dalë sa më bukur ishte përkujdesur edhe trashëgimtarja e perandorisë së gurëve Swarovsi , Victoria Swarovski. Mbase për të nuk do të kenë qënë brengë gurët, pasiqë fustani ishte i veshur me 500 mijë të tillë Swarovski, e imagjinoni gjithë shkëlqim. Ky fustan i kushtoi 700 mijë sterlina dhe peshonte 46 kg, kurse ishte i shoqëruar nga një vello prej tetë metrash të gjatë.

E gjithë kjo mrekulli është ideuar nga vet nusja me ndihmën e projektuesit nga Dubai, Michael Cinco, i cili përkujdeset edhe për veshjet e Beyonce, Jenifer Lopez, Rihanna e Lady Gaga.

 

Victoria 23 vjeçare u martua   me Werner Mürz, investitor i pronave i cili thuhet  të jetë 40 vjeç.Dasma zgjati tre ditë rresht dhe u mbajt  gjatë fundjavës në Trieste të Italisë, ku ishin të ftuar 250 persona./21Media