Kosova do të ballafaqohet me 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Kosova e ka zhvilluar ndeshjen e parafundit në kuadër të grupit 3 të Ligës C të Ligës së Kombeve ku ka humbur me rezultat 1-2 në udhëtim kundër Sllovenisë.

Pa trajnerin Bernard Challendes në stol i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19, skuadra e Kosovës bëri një paraqitje dinjitoze ndaj Sllovenisë.

Madje, skuadra e drejtuar nga Muharrem Sahiti kaloi e para në epërsi në minutën e 58’ të ndeshjes kur Vedat Muriqi realizoi gol pas një aksionin fantastik.

Mirëpo, Sllovenia e fillimisht barazoi rezultatin me anë te Kurtic pas vetëm katër minutave dhe më pastaj fitoren sllovenëve ua siguroi Ilicic në minutat shtesë nga penalltia.

Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, Sllovenia mbetet liderë e grupit me 13 pikëm dy më shumë se Greqia në vendin e dytë, ndërsa Kosova ndodhet në vendin e tretë me dy pikë, ndërsa Moldavia e mbyll grupin me vetëm një pikë.

Me këtë ë fundit, Kosova do të ballafaqohet me 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.