Leopoldo Luque, ish futbollisti i La Selecion, ka vdekur në moshën 71 vjeçare, pasi nuk e fitoi dot betejën me COVID-19.

Luque u shpall kampion bote me kombëtaren argjentinase në vitin 1978, ku mundën Holandën në finale.

Leopoldo Luque realizoi 4 gola në vitin 1978 kur Argjentina u shpall kampione bote, gjithashtu gjithsej shënoi 21 gola në 43 ndeshje me kombëtaren “Albiceleste”./21Media