Futbolli i Kosovës në zi

Futbolli i Kosovës sot është në zi pas vdekjes së 17-vjeçarit, Erion Kajtazit që luante për Trepçën ’89.
Kajtazi ka vdekur në fushë pas një arresti kardiak.
Kajtazi, që veshi edhe fanellën e Përfaqësueses së Kosovës U17, gjatë ndeshjes kundër A&N në Prizren ra në tokë pa vetëdije.
Siç ka njoftuar FFK-ja, mjekët e të dyja skuadrave bën përpjekje maksimale për t’ia shpëtuar jetën talentit 16-vjeçar, por ishte e pamundur. Mjekët konstatuan vdekjen që ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Për vdekjen e Kajtazit,  klubi ku luante shprehu ngushëllime Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka, është shprehur i shokuar me vdekjen e 17-vjeçarit.
Zeka ndër të tjera shkroi se po planifikonin transferimin e Kajtazit në Evropë në një të ardhme të afërt.
“Nuk gjejmë fjalë për të shkruar për ty, Erion. U rrite me të gjitha grupmoshat te ne. Ne planifikuam që në një të ardhme të afërt të realizojmë transferimin tënd në Evropë e se vjen kjo ditë të ndahemi nga ti, vetëm fizikisht, por jo edhe emocionalisht e shpirtërisht. Eri, siç të thërritshim të gjithë, do të mbetesh gjithmonë në mendjen tonë i dashur, i buzëqeshur, i afërt me të gjithë shokët dhe në përgjithësi klubin tonë”, thuhet në reagimin e presidentit të klubit mitrovicas.
Vdekjen e 17- vjeçarit për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar Hekuran Veçgishti./21Media
Back to top button