Ylli i Milan Rafael Leao shpreson që të jetë gati për ndeshjet e para të sezonit pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton “La Gazetta dello Sport”.

Gazeta po ashtu njofton se lojtari është izoluar duke respektuar kështu rregullat për ruajtjen e shëndetit.

Testi pozitiv nuk është konfirmuar ende nga ana e klubit, por lojtari tashmë ua ka konfirmuar miqve të tij se është karantinuar.