Mesfushori i Fenerbahçes, Ozan Tufan ka vendosur që t’i jep fund beqarisë.

Ai dje i propozoi martesë të dashurës së tij, Rojin Haspolat me të cilën është në lidhje për një kohë të gjatë.

Rojin ishte ajo e cila publikoi momentin më të veçantë të jetës në rrjetet sociale.

Ozani kishte vendosur që ky propozim të bëhet afër detit, në një ambient të rregulluar deri në detajin më të vogël. /21Media