Futbolli në Shqipëri është në bojkot dhe akoma nuk është luajtur asnjë ndeshje pasi klubet i kanë bërë qeverisë disa kërkesa dhe në rast se ata nuk plotësohen, bojkoti do të vazhdojë.

Raportimet e fundit nga Shkodra bëjnë me dije se Erdenis Gurishta, futbollist i Vllaznisë ka dalë pozitiv në testin e COVID-19.

Nga tre lojtarë që dyshoheshin ai është i vetmi që ka dalë pozitiv. Bëhet me dije se ai nuk ka simptoma të rënda dhe është i izoluar në shtëpi./oranews