Klubi futbollistik Drita, ka arritur marrëveshje me lojtarin nga Nigeria, Esosa Priestley, pasi ky i fundit ka bindur drejtuesit e klubit pas disa ditësh prova me ekipin.

Esosa, 24 vjeçar, luan në pozitën e sulmuesit të djathtë dhe vjen nga eksperiencat e futbollit qipriot dhe atij turk.

Esosa ka nënshkruar kontratë me Dritën për dy vjet e gjysmë.

Me të marrë lajmin që një ekip kampion është interesuar për mua ka qenë një ndjenjë e veçantë. Me padurim kam prit që të takohem me grupin të cilët më kanë prit shumë mirë dhe u jam falenderues. Shpresoj shumë që ta ndihmoj klubin që prapë të dal kampion dhe unë ta realizoj ëndrrën time gjithashtu”, ka thënë Esosa./21Media