Vijojnë ndeshjet e Superligës së Kosovës

Vijojnë ndeshjet e Superligës së Kosovës

Pas vetëm një dite pauzë, në mesjavë përkatësisht që nga e marta do të vazhdojnë ndeshjet e Superligës së Kosovës në Futboll, përkatësisht të xhiros së 9-të.

Të martën zhvillohen dy takime, përballën;

Arbëria- Drita dhe

Feronikeli- Llapi.

Tri takimet tjera zhvillohen të mërkurën, ciftet janë:

Drenica- Trepça 89,

Gjilani- Besa dhe

Ballkani- Prishtina që është edhe ndeshja kryesore e kësaj xhiroje.