Pas rasteve të paraqitura me COVID-19 në Skënderaj

Pas rasteve të paraqitura me COVID-19 në Skënderaj

Një pjesë e lagjës “Thaçi” në Skënderaj është futur në karantinë, pas shfaqjes së rasteve të para me infeksionin COVID-19 në këtë komunë.

“Shtabi Emergjent i Kryesuar nga Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në takimin e mbajtur me datë 12.04.2020, ka marrë vendim që të futet në karantinë një pjesë e lagjes “Thaçi”, ana e majtë e vendbanimit gjatë rrugës Skenderaj- Klinë, fshati Burojë, Rr. “Mulla Ilaz Broja” dhe Rr. “Man Hajdini”.”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skënderajt.

Po ashtu me vendim të shtabit emergjent mbyllen dy marketet dhe pompa e derivateve të naftës në Burojë, Rr. “Mulla Ilaz Broja”, deri në një vendim tjetër pasi të bëhen testet dhe të dalin rezultatet e punëtorëve dhe pronarëve të këtyre bizneseve.

“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm për familjen e izoluar dhe në bashkëpunim me IKSHP-në janë duke bërë identifikim e personave kontakt të të infektuarve me COVID-19.”, thuhet tutje në njoftim.

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari u ka bërë thirrje qytetarëve të Skënderajt t’I përmbahen rregullave dhe të jenë të kujdesshëm./21Media