Futsall, Prishtina eliminohet nga kampioni i evropës, Barcelona
15 Janar 2021
Klubi i futsallit Prishtina i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Kampionëve në futsall pasi ka pësuar disfatë me rezultat 9-2 përballë kampionit aktual të këtij kompeticioni, Barcelona.
Skuadra spanjolle, ashtu siç edhe pritej e dominoi takimin, sidomos në pjesën e parë ku realizuan pesë gola.
Në pjesën e dytë, skuadra kosovare e drejtuar nga trajneri Morina tregoi lojë më të mirë por që nuk arrinin të tregoheshin të rrezikshëm para portës kundërshtare derisa pranoi edhe katër gola të tjerë. Golat për Prishtinën u realizuan nga Mërgim Dërvishaj dhe Ibishi.
Gjithsesi paraqitja e Prishtinës në këtë garë ishte e mirëseardhur kur dihet që Spanja vazhdon të mos e njohë ende Republikën e Kosovës.