Dje pas mesnatës, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Bahri Kuqi” në Vushtrri.

I dyshuari kishte qenë duke udhëtuar si pasagjerë me një veturë dhe kur ishte ndalë nga njësiti policor  kishte filluar që t’i fyej zyrtarët policorë.

Lidhur me rastin i dyshuari nuk është intervistuar pasi ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.