Pos Vlora Merovcit, përgjatë ditës do të lexojnë edhe fytyra të njohura publike të profileve të ndryshme

Pos Vlora Merovcit, përgjatë ditës do të lexojnë edhe fytyra të njohura publike të profileve të ndryshme

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve po shënohet me aktivitete të ndryshme në Prishtinë, duke ofruar mundësi të ndryshme të argëtimit për më të vegjlit, të cilët e kanë mbushur sheshin me ngjyra e me buzëqeshje.

Aktorja Vlora Merovci ishte njëra ndër to, e cila me një përkushtim të madh e me plot dashuri po u lexonte fëmijëve një pjesë të përzgjedhur, ku fëmijët po e dëgjonin me vëmendje të madhe.

Pos Vlora Merovcit, përgjatë ditës do të lexojnë edhe fytyra të njohura publike të profileve të ndryshme, në mënyrë që tu ofrohet një qasje më e drejtpërdrejtë më të vegjëlve, me persona të famshëm.

Ndryshe aktorja e njohur Yllka Gashi para disa dite përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se me rastin e 1 Qershorit,  ditës ndërkombëtare të fëmijëve, aktorja do të jetë në shesh për të lexuar për fëmijët./21Media