Lagjia Arbëria në Prishtinë, ishte pika ku filloi organizimi i pastrimit, me sloganin “Restore our Earth”, filluar nga ora 11:00, nga organizata “Let’s Do it Kosova”, në bashkëpunim me kompaninë “Pastrimi”.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte vetëdijësimi i qytetarëve, pastrimi i zonave, mbajtja e ambintetit në mënyrë të duhur.

Kësaj iniciative iu bashkuan vullnetarë të shumtë e pos tyre edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, artistët si Sevdai Radogoshi, Ryva Kajtazi etj

“Është një iniciativë që duhet të përkrahet, jo vetem ditën botërore të tokës, por çdo ditë tjetër. Kosova ka nevojë të ketë vëmendjen edhe të atyre që qeverisin e jo vetëm të këtyre vullnetarëve,”, tha Deliu-Kodra.

Ky aktivitet ishte paralajmëruar ditë më parë nga “Let’s Do It Kosova”.

51 vite më parë, më 22 prill të vitit 1970, veprimtarë dhe shtete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, organizuan një mbrëmje vallëzimi për nder të planetit tonë dhe e quajtën “Dita e Tokës”.

Dita botërore e tokës është këtu për të na kujtuar se kemi përgjegjësi edhe jashtë shtëpisë tonë./21Media